Një tren me pasagjerë në Bergen op Zoom të Holandës, është filmuar kur godet një autobus të zbrazët dhe e ndanë në dysh në mes të binarëve.

Videoja është realizuar nga Ronald Groffen, ku shihet sesi trenit që lëvizte me shpejtësi, e godet autobusin duke e ndarë në dy pjesë, transmeton Telegrafi.

Pas këtij incidenti, Groffen kishte biseduar me shoferin e autobusit, i cili shihet në fillim të videos duke tentuar të alarmojë shoferin e trenit para se ta godiste autobusin.

Sipas shoferit të këtij autobusi, ai po dërgonte mjetin motorik në servis dhe kjo ishte arsyeja pse autobusi ishte i zbrazët. Megjithatë mbetet e paqartë se si kishte përfunduar i ndalur në mes të binarëve, apo nëse kishte tentuar të kalojë binarët derisa ishte e ndezur drita e kuqe në semafor.