Tre ngjarjet kriminale që u regjistruan sot në kryeqytet, me pasojë vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e tre të tjerave, ngjarje që tronditën opinionin publik, dyshohet të jenë kryer nga e njëjta dorë.

Burime të policisë thonë për ABC News, se ka dyshime të forta se Dan Hutra, autor i masakrës së Paskuqanit, të jetë gjithashtu vrasës i 31 vjecares Etleva Kurti në oborrin e banesës së saj në Kamëz si edhe i plasojes së një tjetër gruaje me thikë në zonën e Astirit.

E megjithatë, edhe pse i klasifikuar tashmë si një person me precedent të rrezikshëm kriminale, Dan Hutra vijon të endet i lirë rrugëve të vendit.

Por cilat janë dyshimet e policisë, që e lidhin Hutrën me tre ngjarjet kriminale në Tiranë, në harkun kohor të pak minutave.

40-vjecari fillimisht qëlloi me kallashnikov ndaj familjarëve të ish gruas së tij në Paskuan, ndërkohë që edhe për vrasjen e Etleva Kurtit, u raportua gjithashtu se 31 vjecarja ishte qëlluar për vdekje në oborrin e banesës së saj me kallashnikov. Një tjetër pistë që ngre dyshime, janë edhe konfliktet që Hutra të ketë patur në burg më vëllain e 31 vjecares, Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.Pse edhe autor i plagosjes në Astir? Burime të grupit hetimor në vendngjarje në masakrën e Paskuqanit thanë se 40-vjecarit Hutra iu bllokua arma tip kallashnikov, dhe se ndaj ish bashkëshortes, ka goditur me thikë, duke e lënë atë të plagosur. Ashtu sikundër u plagos edhe gruaja në Astir, e cila aktulisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë nga mbledhja e dëshmive në vendgjarje, fqinj të 31 vjecares në Kamëz, thanë se autori ka qëlluar nga një makinë e zezë, një koecidencë tjetër kjo që e lidh me makinën e 40-vjecarit Dan Hutra. Edhe atje burime nga grupi hetimor thanë se autori është larguar me një makinë tip benz i zi.

E ndërsa policia e grupit hetimor kanë nisur tashmë hetimet, për të verifikuar dyshimet e tyre, fakt është se Dan Hutra vijon të jetë i lirë./abcnews.al