Gjykata e Fierit ka lënë në burg Albi Mecinin. 29 vjeçari u kap dje nga policia në aksin rrugor “Mbrostar-Fier”.
Gjatë kontrollit iu gjet 21.3 kg eksploziv në dy çanta. Lëndën plasëse Mecini do ta përdorte për një ngjarje kriminale dhe policia ndërhyri në kohë për të parandaluar gjithçka.
Policia arriti të zbardhte dhe një tjetër ngjarje kriminale, pasi Mecini kishte rrëmbyer së bashku me një person tjetër të shpallur në kërkim nga policia, dy persona në Sarandë.
Bëhet fjalë për Leonard Thodorin dhe Fatmir Sulovarin, që u deklaruan të humbur në prill të këtij viti në qytetin e Sarandës. Dyshohet se trupat e tyre janë zhdukur.