Autoritetet policore të Korfuzit kanë bërë të ditur denoncimin e një turisteje britanike 21-vjeçare, me akuzën që është abuzuar seksualisht nga një punëtor shqiptar 23-vjeçar, në hotelin ku ajo qëndronte në ishull.

23-vjeçari punonte si barist në pishinën e hotelit dhe të dy kanë filluar të bisedonin përmes Instagramit. Siç ka thënë 21-vjeçarja, ai i sugjeroi që të takoheshin jashtë hotelit, në zonën e Ag. Gjergjit.

Turistja britanike ka pranuar propozimin e 23-vjeçarit dhe ka shkuar me të në shtëpinë e tij.

Vajza pretendon se pasi 23-vjeçari shqiptar është bërë gati për të dalë së bashku me britaniken, vajza i ka treguar policisë se është sulmuar dhe megjithëse është përpjekur të largohet, 23-vjeçari e ka ndaluar dhe ka abuzuar seksualisht.

Më pas, 21-vjeçarja është kthyer në hotel dhe ngjarjen iu ka treguar miqve të saj, sikurse dhe ka njoftuar autoritetet.

Policia ka kërkuar në hotel, por nuk e kanë gjetur 23-vjeçarin shqiptar.

Sipas informacioneve, 21-vjeçarja është kontrolluar nga mjeku, i cili nuk ka konstatuar gjurmë dhune në trupin e saj. Hetimet e policisë janë në vrull të plotë.