Shqiptarja e famshme, Ava Max, ka arritur të marrë një çmim në evendtin e rëndësishëm të LOS40 Music Awards 2020.

Ava Max është shpërblyer në këtë mbrëmje me çmimin “Klipi më i mirë” për kategorinë kombëtare, respektivisht kategorinë spanjolle në këtë rast.

Ajo arriti të fitojë për klipin e saj “Tabu”, në bashkëpunim me artistin e famshëm latin Pablo Alboran.

Dyshja në fjalë kanë lënë prapa klipet “La mentira” nga Dani Martín, “4 besos” nga Lola Índigo, Raw Alejandro dhe Lalo Ebratt, “Mariposa” nga Pablo López dhe “Enemigos” nga Aitana dhe Reik.

Ndërkohë, Dua Lipa u shpërblye në kategorinë e çmimeve ndërkombëtare, me çmimet “Artistja më e mirë internacionale” dhe “Albumi më i mirë internacional” për albumin “Future Nostalgia”.