Angela Merkel ka mbërritur në Tiranë. Kancelarja do të zhvillojë një vizitë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e pritjes në Pallatin e Brigadave.

Mësohet se kancelarja fillimisht do të takohet me kryeministrin Rama, në orën 10:30.

Aeroporti “Nënë Tereza” mëngjesin e sotëm është blinduar nga forca të shumta policie.

të pranishëm në Rinas janë edhe drejtori i policisë së Tiranës Rebani Jaupi dhe drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu.

Policia ka bërë me dije një ditë më parë se do të jenë të bllokuara disa segmente rrugore, për motive sigurie.

Do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Merkel do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit./OraNews/