Emanuela Dvorani, një avokat nga Korça, i është bashkuar protestës së sotme të Partisë Demokratike. Ajo ka dalë në podium dhe ka folur për avokatët, duke i kërkuar kryeministrit Rama të bisedojë me ta sepse kanë 25 vite të paguajnë taksa.
“Çfarë jeni ju zoti kryeministër që na detyroni ne, që jemi pushtet gjyqësor i pavarur, të bëhemi një me politikën, të bëhemi një me Berishën?”, ishte një nga deklaratat e saj, e cila për disa momente la “pa fjalë” protestuesit, mijëra demokratë e qytetarë të thjeshtë që janë sot në Tiranë.
Zonja Kryeministre e Shqipërisë nuk mund të jesh ti Yuri Kim. Zoti Kryeministër Edi Rama, dashurinë për lirinë si e keni? Nëpërmjet gazetarëve që ju thoni në kampe riedukimi. Ju jeni Rilindja, ju evokoni një kohë të vjetër të vitit 92. Sot mbyllni gjykatat, mbyllni Gjykatën e Korçës. Ju nuk jeni kryeministër, jeni një njeri që keni ikur nga zyra.
Pse nuk dërgoni Ulsi Manjën të ulet në tryezë me avokatët dhe të diskutojë, se është një licensë e tërë që ka 25 vjet që paguajnë tatime. Çfarë jeni ju zoti kryeministër që na detyroni ne, që jemi pushtet gjyqësor i pavarur, të bëhemi një me politikën, të bëhemi një me Berishën? Çfarë na detyroni ju ne kur nuk na lejoni të jemi mënjanë?