Protesta e thirrur nga Partia Demokratike ka mbledhur mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit përpara Kryeministrisë.

E pranishme krah Berishës është edhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha.

Ajo që vihet re ne këtë protestë është edhe pjesëmarrja e kryetares së Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe deputetit të LSI-së Petrit Vasilit të cilët ndodhen afër kryetarit të PD-së Sali Berishës.