Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dhunimi që babai i ka bërë një të miture në zonën e Kamzës në Tiranë. Burime bëjnë me dije se përveç dhunës fizike ka dyshime nga policia se 27-vjeçari R.K të ketë abuzuar edhe seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Mësohet se vajza ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka vënë në pranga dhunuesin. Denoncimi i tij është bërë në polici nga bashkëshortja. Pritet që fëmija ti nënshtrohet kontrolleve mjekoligjore për të zbuluar abuzimin që është bërë ndaj saj.

Kjo është një nga ngjarjet më tronditëse që ka ndodhur në vend, ndërkohë që nuk dihet nëse personi i arrestuar ka ushtruar herë të tjera dhunë në familje.

Çfarë njoftoi policia:

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore”.