Në Malin e Shoshit si pasojë e të shtënave, mbrëmjen e kësaj të mërkure, një person ka humbur jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Nga të dhënat e para mësohet se është ekzekutuar Zef Guri, ndërsa është plagosur djali i tij Gjin Guri.
Ky i fundit është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Në vitin, 2015, u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri ndaj policisë që ushtronte kontrolle për kanabis në zonën e Dukagjinit, ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit u vendos tritol./ abcnews.al