BALFIN Group organizoi sot në Tiranë edicionin e parë të BALFIN Retail Forum. Forumi mblodhi drejtues dhe menaxherënga kompanitë e grupitpër të diskutuar mbi trendet konsumatore, digjitalizmin dhe të ardhmen e shitjeve me pakicë. I pranishëm ishte edhe zv. Presidenti i Grupit për retail, Julian Mane.

Ky forum u përshëndet nga Drejtorja e Ekzekutive e Grupit, Edlira Muka,e cila në fjalën e saj tha: “Në Grupin BALFIN, ne besojmë se revolucioni digjital do të ndodhë më shpejt se sa pritet, prandaj menduam se ishte koha për të organizuar këtë forum, për të shkëmbyer ide, përvoja dhe arritje. Së bashku,na presin projekte të reja!”.
Seksionet e forumit adresuan sfidat e retailit ditët e sotme, një temë kyçe për industrinë në mbarë botën pas normalietit të ri që nga pandemia COVID-19 dhe pasojat e saj. Epoka digjitale e retail-it dhe trendet në sjelljen e konsumit përbënë kryefjalën e forumit. Pjesëe rëndësishme ishte diskutimi dhe prezantimi i ideve novatore të aplikueshme të industrisë nga vetë pjesëmarrësit e kompanive të shitjes. Në një lidhje të drejtpërdrejtë, eksperti Britanik JackStratten, referoi mbi inovacionin dhe vizionet frymëzuese për të ardhmen e shitjes me pakicë dhe strategjive.

Me moton ‘Trende të reja, ide të reja, teknologji të reja’, Grupi BALFIN ngriti siparin e një nisme bashkëvepruese që padyshim do të kthehet në traditë dhe do të zgjerohet në pjesëmarrje, shtrirje dhe rezultate në edicionet e ardhshme. Si një ndër vlerat themelore të Grupit, inovacioni është pjesë e pandashme e aktivitetit të kompanisë, e cila nëpërmjet iniciativave të ngjashme fton ide që sfidojnë pikëpamjet konvencionale dhe nxisin inovacionin.
Grupi BALFIN është pionier në krijimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë duke u propozuar klientëve marka dhe produkte cilësore me çmimet më të mira. Aktivitetet me pakicë të grupit janë të përqendruara në supermarkete, elektronikë, modë, etj. Neptun, Jumbo, SPAR dhe Fashion Group Albania janë marka të suksesshme të Grupit BALFIN, që shpesh herë kanë revolucionarizuar tregun me prurjet dhe aplikimet e tyre në fushën e shitjeve me pakicë.

Në gjithë këto vite, Grupi BALFIN ka treguar kapacitetet e tij në menaxhimin dhe rritjen në sektorin e shitjes me pakicë në Ballkanin Perëndimor. Sot, Grupi BALFIN është një nga grupet më me ndikim në industrinë e shitjes me pakicë që operon në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën.
“Balkan Finance Investment Group”(BALFIN Group) është një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në zonën e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm në industri të ndryshme si: pasuritë e paluajtshme, shitja me pakicë, industria e minierave dhe shkrirjes, bankat, turizmi, energjia, logjistika, etj. BALFIN Group është një partner i besueshëm me përvojë ndërsektoriale, kapitale të shkëlqyera njerëzore, ekspertizë ndërkombëtar edhe fokus rigoroz. Inovativ dhe i gatshëm për të zbatuar dhe nxitur standardet dhe etikën më të lartë të biznesit, BALFIN Group ka një ndikim pozitiv ndaj shoqërisë ku operon përmes zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, mundësi vetëpunësimit, risive dhe përfshirjes sociale.

fax