Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka replikuar me deputetin demokrat Tritan Shehu gjatë seancës plenare të ditës së enjte.

Balla i kërkoi Shehut që në rast se do të ndihmojë ekonominë e vendit duhet të konsumojë produkte shqiptare, ndërsa me ironi e këshilloi që edhe birrat t’i blejë nga produkti vendas dhe jo nga ai gjerman.

“Nëse i thoni vetes shqiptar, blini produkte shqiptare, aty ku kemi mundësi. Tritan, kur të kesh mundësi bli birrë shqiptare dhe jo gjermane se i ke qejf ato ti. Mundësisht pi birrë Korça e Tirana”, tha Balla.