Home AKTUALITET Balla nga Lushnja: Vota për Eriselda Sefa është votë për të ardhmen...

Balla nga Lushnja: Vota për Eriselda Sefa është votë për të ardhmen e qytetit tuaj. Sali Berisha dhe Ilir Meta kërkojnë të përzënë Lulzim Bashën

16

  

Në vijim të takimeve për zgjedhjet e pjesshme vendore, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit Taulant Balla gjatë takimit që pati me banorët e qytetit të Lushnjes u shpreh se Sali Berisha dhe Ilir Meta kërkojnë të përzënë Lulzim Bashën

Në fjalën e tij Balla u kërkoi lushnjarëve që t’i japin votëbesimin e tyre kandidates Eriselda Sefa për të çuar përpara punët e nisura.

“E nisëm këtë takim me këngën e Kongresit, shkrepi drita në Lushnje u lind një diell dhe pas 102 vitesh nga Kongresi i Lushnjes ne kemi kënaqësinë të vendosim në krye të Lushnjes një vajzë, një grua, një motër e cila ka eksperiencën e duhur për t’i dhënë Bashkisë një qasje të re, një qasje e cila në këto shtatë muaj ka dhënë frytet e saj”.

Në fjalën e tij Balla nuk la pa përmendur ndryshimet e ndodhura në qytetin e Lushnjes por edhe projektet që së shpejti do të nisin të vihen në zbatim.

“Unë jam në Lushnje tashmë thuajse çdo ditë të javës dhe di t’ju them se ky qytet ka filluar të ndryshojë dhe ky është vetëm fillimi i shumë punëve të tjera që do të vijojnë.
Nuk them që jam shumë i kënaqur nga puna e bërë deri më sot, por të mos harrojmë që vijmë nga dy vite të vështira pandemie dhe në këtë pranverë shumë punë na presin për Lushnjen.

Me votëbesimin që do i japim Eriseldës jo vetëm të socialistëve por edhe të demokratëve të cilët do t’i japin votën qytetit të tyre, ne do ta bashkojmë Lushnjen, demokratët nuk duhet ta shpërdorojnë votën e tyre.

Këto zgjedhje u thirrën më 6 mars jo për të zbatuar kushtetutën por sepse Ilir Meta dhe Sali Berisha u kujtuan se në pamundësi për të marrë godinën e PD-së duhet të beheshin zgjedhjet që partia e Lulit të humbë”.

Balla gjithashtu në fjalën e tij nuk la pa përmendur edhe faktin se pse qytetarët e Lushnjes duhet të votojnë Partinë Socialiste me kandidaten Sefa dhe jo kandidatin e Lulit apo te Saliut dhe Ilirit.

“Ne hymë në zgjedhje për të takuar çdo banor në çdo lagje, për të vazhduar punët që kemi nisur dhe projekti më i madh i qytetit ai i përroit do të nisë punën me një kryetare të re dhe do të ndryshojë pamjen e këtij qyteti.
Qytetarët e Lushnjes duhet të bëjnë krahasimin përse nuk duhet t’i japin votën kandidatit të Lulit? Eriselda është e Edi Ramës, a mund të thoni një punë që ka bërë Luli për Tiranën, ndërkohë Edi Rama është njeriu i punës, të ndjekim modelin e tij për të trasformuar Lushnjen. Lulin të gjithë e njohim për gjumin, ndërsa Edi Ramën për punën. Bashkia dhe qeveria duhet të jenë të dyja në një rrugë ndaj si bashkia e shtatë më e madhe në vend, Lushnja ka mbështetur Partinë Socialiste më shumë dhe për këtë Eriselda do të vendos çdo punonjës në shërbim të komunitetit, ndaj Edi Rama ka të drejtë kur thotë që nëse do të bësh punë gratë janë ato që e bëjnë më së miri.

Në 6 mars duhe të marrim pjesë të gjithë në zgjedhje, duhet të trokasim derë më derë që qytetarët të vijnë të votojnë në mënyrë që projektet për Lushnjen të vazhdojnë, ne duam një votë që të jetë më e madhe se ajo e 25 prillit. Nuk i hynë në punë vota e qytetarëve të Lushnjes as Ilirit, as Saliut dhe as Lulit sepse ata nuk kanë lidhje me bashkinë, ne kemi këshillin bashkiak, kryetaren e bashkisë ndërsa ata nuk kanë as këshillin, as kryetaren dhe as qeverinë.

Le t’i japim Lushnjes një kryetare Bashkie ashtu si i ka hije këtij qyteti, votoni Numrin 1”, mbylli fjalen e tij z. Balla.

Ndërkohë në fjalën e saj kandidatja për kryetare Eriselda Sefa u shpreh se falë eksperiencës disa vjeçare në Bashkinë Lushnje projektet nisën që me besimin e detyrës si kryetare ato do të vazhdojnë dhe do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Lushnjes. Në fjalën e saj znj. Sefa nuk la pa përmendur mbështetjen nga donatorët e huaj, gjë e cila i ka dhënë mundësinë që të përfitojë shumë më shumë projekte dhe t’i verë ato në zbatim.
“Për t’i realizuar të gjitha këto është e rëndësishme vota juaj, ndaj me 6 mars votoni numrin 1”