Serbia nuk është një shtet neutral siç pretendon, por është vendosur qartë në anën e Rusisë. Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti në një intervistë për CNN, ku foli për rrezikun e përhapjes se tensioneve në rajon, në kontekstin e luftës ruse në Ukrainë. Ai tha se duhet të tregohen vigjilentë, por se nuk i tremben kërcënimit të Serbisë.
“Serbia do paratë e Bashkimit Europian, armët ruse, investimet kineze dhe tolerancën amerikane. Por Serbia nuk është neutrale, mban anën e Rusisë e prandaj ne duhet të jemi vigjilentë. Ata kanë 42 baza operative rreth Kosovës. Ne nuk kemi frikë. Kemi shtuar 52% të buxhetit për ushtrinë, por në të njëjtën kohë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi ata mund të veprojnë në emër të Rusisë në rajonin e Ballkanit”.