Gjykata e Apelit ka rrëzuar pretendimet e Tabakut, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, sipas së cilës, Veliaj nuk ka shpifur ndaj saj.

Bëhet fjalë për një deklaratë të kryebashkiakut të Tiranës i cili kishte thënë në media se sulmi që i bënte PD-ja projektit për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri” ishte i orkestruar me qëllim vendosjen e një gjobe ndaj kompanisë që po e ndërtonte atë.

Në vendimin e saj GJKKO ka arsyetuar se nuk ka pasur shpifje, por një reagim politik ndaj një deklarate.