Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka thënë se Bordi i Transparencës nuk ndikon në çmimin e naftës dhe se ai është për të bërë transparencë publike.

Sipas saj Bordi nuk rrit e as nuk ul çmimin e naftës në Shqipëri.

Ajo i është përgjigjur kritikave se çmimi në bursë është ulur ndërsa në Shqipëri është rritur.
https://www.youtube.com/embed/sOFL3vrJSpU

“Bordi nuk ndikon në çmimin e naftë, është aty për të bërë transparencë publike. Ne si bord as nuk e rrisim e as nuk e ulim dot çmimin. Në media por edhe nga politikanë ka një abuzim për çmimin e naftës. Flitet që çmimi i naftës ka rënë në bursa, ndërkohë në Shqipëri ngrihet. Fakt që është i rremë. Çmimi që i referohen zotërinjtë ka të bëjë me çmimin bruto, ndërkohë çmimi që ne i referohemi në Bordin e Transparencës ka të bëjë me çmimin e produktit. Na bëjnë krahasimi me rajonin. Taksën e qarkullimit në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut e paguajnë në mënyrë të veçantë, ndërkohë që në Shqipëri kjo taks është e përfshirë në çmimin e karburanteve, kjo është diferenca”, tha Balluku në prononcimin për mediet, pas mbledhjes  së kabinetit të qeverisë.

Sot u zhvillu ,mbledhja e parë e qeverisë pas pushimeve verore, ku u vendos vazhdimi edhe për 3 muaj te tjere të kompanive të transportit publik me 100 lekë për litër nafte, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga rritja e çmimit të biletës.