Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tha se sot është e nevojshme të flasim qartë se çfarë kërkon qeveria nga furnizuesit e naftës.

Balluku: Çështja që duhet të diskutojmë i përket rezerve të sigurisë të cilat bazohen në VKM 808 të vitit 2004. Sot ndodhemi para krizës. VKM sanksionon qartë që nuk bëhet fjalë vetëm për momentet kur ka mungesë të produktit por edhe për momentin kur çmimet rriten përtej normales. Qeveria kërkon të përmbushen detyrimi i rezervave faktike që ju duhet të keni. Ministria i ka të gjitha të dhënat dhe janë të qarta dhe transparente e sasisë së rezervës së sigurisë që gjithsecili duhet të mbajë. Rafineritë e naftës janë të detyruara të mbajnë rezerva sigurie, Këshilli i Ministrave përcakton kategoritë e naftës dhe nënprodukteve të saj ët cilat duhet të mbahen në rezervat e sigurisë.

  • Kategoritë për të cilat do të mbahen këto rezerva sipas VKM janë nafta bruto, gazi i lëngshëm i naftës, benzinë automjetesh, gaz oil, lëndë djegëse për mjetet e fluturimit ajror reaktiv dhe solar.

Rafineritë e naftës dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë janë të detyruar të mbajnë rezerva sigurie të barabarta me 90 mesatare shitje. Bordi që do të ngrohet për të menaxhuar në bazë ditore të gjithë ecurinë e tregut të naftës do të ketë edhe një detyrë. Do nisim menjëherë një kontroll në terren për të parë gjendjen faktike të depozitave të naftës ku të jetë sasia e rezervës. Do të nisë nesër, 12 mars. Në bazë të ligjit për mosrespektim të rezervës së sigurisë dhe afateve të plotësimit të tyre masa e gjobës është deri në 50% të vlerës së sasisë së produktit që mungon nga kuota e përcaktuar për rezervën e sigurisë.