Prej pothuajse një ore ka nisur marrja në pyetje e ministres së Energjisë dhe Infrasktrukturës Belinda Balluku e cila po jep përgjigjie para Komisionit Hetimor për çështjen e Incneratorëve. Ajo është pyetur nëse do të kishte firmosur sërish një kontratë të tillë për inceneratorët. Balluku ka zgjedhur që t’i bëjë ‘bisht’ pyetjes duke refuzuar të përgjigjet ndaj deputetit demokrat Helidon Bushati.
Pjesë nga diskutimet:
Helidon Bushati: Tashmë jeni autoritet kontraktor, por nëse do të zhvillohej një procedurë e tillë ju do ta kalonit një kompani pa asnjë lloj eksperience, ku ndërtimi bëhet me fondet publike? Ju sot do ta kaloni një procedurë të tillë?
Belinda Balluku: Zoti Bushati unë pyetjen tuaj e konsideroj orientuese dhe politike. Nuk shikoj që pritet nga unë ndonjë përgjigje për këtë pyetje, përveç faktit që ju e thoni këtë për ta dëgjuar publiku.
Kështu që nuk do të jap një përgjigje pasi besoj se ju këtu nuk kërkoni mendimin tim.
Më herët në Komisionin Hetimor është marrë në pyetje edhe Shkëlqim Cani, ish ministri i Financave gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama.