Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër.
Flakët janë përhapur si pasojë e sobës së drurit që përdorej për tu ngrohur në dhomën kryesore të banesës një-katëshe në pronësi të Eqerem Fejzos. Menjëherë shërbimet zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe ndërhynë me shpejtësi për të neutralizuar flakët.
Për pak minuta zjarri u vu nën kontroll ndërkohë që flaket shkaktuan veçse dëmë materiale kryesisht orendi shtëpiakë vetëm në odën kryesore të banesës. Si pasojë e zjarrit fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar.