3.5 miliardë lekë është bonusi i pensionistëve për ccdo vit përgjatë 2022-2024 nga ku përfitojnë 683 mijë pensionistë.

Kështu shkruan në rrjete sociale kryeministri Edi Rama. Nga ky bonus që qeveria shqiptare ka vendosur për pensionistët shqiptarë përfitojnë të gjithë kategoritë e pensioneve dhe bëhet fjalë për rreth 683 mijë.

Të gjithë ata që përfitojnë pension pleqërie, pension familjar, pension invaliditeti, trajtime të veçanta, minatorë që kanë dalë në pension, naftëtarë, metalurgë, ish-ushtarakët etj., të gjithë këto kategori do të trajtohen me 5 mijë lekë të reja për festat e fundvitit.