Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, ka paralajmëruar se kriza globale e ushqimit do të prekë vendet më të varfra.

Ai u bëri thirrje vendeve që të ndërmarrin veprime urgjente për të zgjidhur sfidën e sigurisë ushqimore të shkaktuar nga konflikti gjeopolitik.

Njerëzit në vendet e varfra, veçanërisht në zonat rurale, janë më të goditurit nga kriza e ushqimit . Njerëzit e varfër do të kenë më pak të ardhura dhe do të ushqehen më pak. Ka pasur mungesë ushqimi, energjie dhe plehërimi … plehrat dhe energjia janë kritike për ciklin e të korrave, kështu që ato po ndërtohen mbi njëri-tjetrin dhe po krijojnë një krizë ushqimore që do të zgjasë të paktën me muaj dhe ndoshta në vitin e ardhshëm. Çmimet e ushqimeve tashmë janë rritur pothuajse 37 për qind nga viti në vit”, tha Malpass gjatë një konference për shtyp në internet.

Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore për çdo një pikë përqindje rritje të çmimeve të ushqimev do të thotë që 10 milionë njerëz hidhen në varfëri ekstreme.

Malpass tha se bota duhet “të lëvizë urgjentisht drejt zgjidhjeve” pasi rritja e normave të interesit dhe barra e borxhit fillojnë të grumbullojnë presion mbi vendet në zhvillim.

Ai u kërkoi vendeve të vendosin politika të forta që do t’i ndihmojnë ata të tërheqin investime nga qytetarët e tyre dhe të huajt.

Banka Botërore po përgatit gjithashtu një paketë prej 170 miliardë dollarësh në përgjigje të krizave globale të luftës së Rusisë në Ukrainë, pandemisë Covid-19 dhe inflacionit.