Teksa kryeministri Edi Rama fliste për investime miliona euro për bujqësinë e fshatin, dhjetëra banorë të fshatit Lumas në Berat protestonin për harresën nga shteti. Banorët kanë protestuar në qendër të fshatit, duke akuzuar se nuk mund të nxjerrin në treg as prodhimet për shkak të mungesës së rrugës.
Banorët e fshatit Lumas, protestuan për shkak të mungesës së investimeve nga bashkia e Kuçovës. Banorët kërkojnë ndryshim administrativ të njësisë së tyre, pasi bashkia e Kuçovës i ka shmangur duke mos bërë asnjë investim në zonë.
Ata shprehen se për shkak të mungesës së invstimeve, e kanë të pamundur të nxjerrin prodhimet bujqësore në treg.
Banorët gjithashtu kanë ngritur akuza të tjera në lidhje me burimin e Sinecit, i cili sipas tyre po shfrytëzohet nga kompania Salillari, duke paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga mbrojtja e tij në rrugë gjyqësore.
Protestat do të vijojnë, paralajmëruan banorët, derisa në fshatin e tyre të ketë invsetime si dhe të hiqet dorë nga shfrytëzimi i burimit të Sinecit.