Pavarësisht protestës se banorëve të Divjakës për mosvendosjen e traut në hyrje të parkut Divjakë- Karavasta, sot kanë filluar sërish punimet.
Banorët janë mbledhur sërish sot për të kundërshtuar vendosjen me forcë të këtij trau të cilin e konsiderojnë një përpjekje për të zaptuar zonën.
Protestës se banorëve i është bashkuar sërish sot dhe deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori e cila është shprehur se do ta mbrojnë deri në fund këtë pasuri të Divjakës dhe të gjithë shqiptarëve duke ndjekur dhe rrugën ligjore.
Banorët dhe bizneset e zonës e konsiderojnë një taksë shtesë të panevojshme këtë tarifë të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit teksa theksojnë se nuk do të ndalen së protestuari.