Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli dhe sot për projektin e Portit të Durrësit, duke hedhur akuza ndaj Ramës dhe kabinetit qeveritar. Berisha deklaroi se Porti shekullor do të kthehet në atë të jahteve të kryeministrit, Olsi Ramës, Bledi Çuçit, klientelës dhe ortakëve të tyre në Ballkan e Arabi.

Fitimet e Ramës sipas Berishës do të jenë përrallore nga ky investim pasi ai po jep një truall të shtetit shqiptar.

Berisha: Rama dhe ankorazhi i tij për pronën publike, e tërë historia e Shqipërisë nuk ka regjistruar një plaçkitje të tillë me vlerë të paktën 3 miliardë euro. Të përvetësohet 1 milion metër katror truall i çmimit më të lartë, t’i shkatërrosh vendit portin shekullor, do të thotë të gjobisësh miliarda vetëm me transport.

Të shkulësh portin e Durrësit, për të cilin ka qenë shpallur projekti gjerman për ta lartësuar, Pronari i Dubai city në Durrës, Rama kërkon ta shndërrojë portin në marinë për jahtin e tij dhe të familjarëve dhe ka faktuar me portin e Bejrutit, e njëjta skemë. Rama fiton 200 mijë euro në vit nga kjo marrëveshja, sipas ekspertëve të portit dhe detit, port i Durrësit do ketë banor Çuçin. Ndërkohë ky port përpunon 4 milionë ton mallra, tani kthehet në portin e jahteve të Ramës, Olsit, Çuçit, klientelës së tyre dhe pastaj ca ortakë të tyre nga Ballkani dhe Arabia.

Fitimi i Ramës është përrallor, ata marrin falas truallin dhe ndërtojnë aty 12 600 apartamente, një “barbari” urbanistike, në terësi madje na duhet edhe amnistia fiskale që të vërshojnë lumenjtë e narko eurove drejt Shqipërisë. Siç e shihni në çdo dimension arrin në përmasat më të zeza për shqiptarët.