Semi Jaupaj foli për ndarjen e saj nga Bojken Lako gjatë një sfide në “Big Brother VIP”, Ajo tha se këngëtari ka qenë dashuria e saj e parë dhe se vazhdojnë të mbeten miq edhe pas ndarjes.

“Dashuria ime e parë. Jemi njohur kur isha vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34. Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. E pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tha 29-vjeçarja. Kujtojmë se Semi e konfirmoi ndarjen nga Bojkeni në maj të këtij viti në skenën e “Këngës Magjike”.