Cristiano Ronaldo, me dy golat e shënuar kundër Francës i ccoi në 109 rrjetat e tundura me kombëtaren e Portugalisë dhe ka barazuar rekordin e legjendës së Iranit, Ali Daei.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” sigurisht që pritet ta thyejë rekordin dhe ta thellojë atë, që në këtë Europian madje. Së fundmi sulmuesit portugez, i cili është pjesë e Juventusit në Serie A, i kanë renditur edhe 10 kombëtaret që ka ndëshkuar më shumë.

Lituania dhe Suedia kanë qenë “gjahu i preferuar” për Ronaldon, pasi u ka shënuar nga 7 gola këtyre dy kombëtareve. Më pas janë tre ekipe që e kanë pësuar nga 6 herë prej CR7.

Bëhet fjalë për Andorrën, Luksemburgun dhe Hungarinë që e ndëshkoi edhe në EURO 2020. Armenisë dhe Letonisë sulmuesi u ka shënuar nga 5 gola, për të vijuar me Estoninë, Ishujt Faroe dhe Holandën, që kanë parë Ronaldon t’u realizojë nga 4 gola. /abcnews.al

Shifrat e publikuara nga ESPN