Barcelona e di tashmë çmimin që do të duhet të paguajë për të arritur një nga objektivat e merkatos së verës.

Sipas informacioneve të raportuara nga “MARCA”, në marrëveshjen e parashikuar për shitjen e Depay te Atletico Madrid, dy klubet ranë dakord për një çmim prej 19 milionë euro për transferimin e Yannick Carrasco, të cilin katalanasit e kanë pëlqyer prej kohësh dhe që mund të largohet nga kryeqytetit për herë të dytë, pas aventurës në Kinë në të shkuarën.

Me fanellën e Atletico Madrid, Carrasco ka luajtur 257 ndeshje, ku ka shënuar 44 gola dhe ka asistuar 43 herë./