Barcelona ka arritur marrëveshje me Ronald Koeman për ta mbyllur kontratën pas shkarkimit më 27 tetor, direkt mbas humbjes ndaj Rayo Vallecano.

Siç raporton “El Periódico de Catalunya”, klubi Blaugrana do t’i paguajë gjithsej 10 milionë euro deri më 31 dhjetor trajnerit holandez dhe ndihmësve të tij, Alfred Schreuder e Henrik Larsson, për shkak të ndërprerjes së kontratës.

Një shumë kjo e majme për financat e Barcelonës që nuk janë në ditët më të mira.