Ditën e sotme ka marrë flakë banesa e Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiut në fshatin Grecalli të Fierit. Banesa është përfshirë nga flakët në mesnatë, ndërsa komshia e Çalamanit thotë se u dëgjua një zhurmë që dyshohet se ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

E patë zjarrin kur ra tek banesa? “Jo…jo. Ne ishim në gjumë nuk e pamë ka rënë natën zjarri, nuk e kemi dëgjuar fare. Ka rënë nga korrenti zjarri natën, bëri baam tek shtylla”, thotë komshia e Klodian Çalamanit.

Nuk dihet ende motivi i rënies së zjarrit, ndërkohë që banorët e zonës kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit. Çalamani jetonte i vetëm në banesën që sot është përfshirë nga flakët, ndërkohë që aty dyshohet se u vra dhe vogëlushi Mateo, dhe më pas u tentua që të groposej në oborr.