Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka dalë në një konferencë për mediat ku ka folur lidhur me firmat që duhet të ishin dorëzuar me qëllim që të procedohej me mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Bardhi tha se nuk kishte asnjë firmë të dorëzuar për t’u bërë realitet mbledhja e Këshillit dhe se i gjithë aksioni i ndërmarrë nga ish kryeministri Sali Berisha me takime nëpër rrethe me anëtarët e PD kishte qenë vetëm një bllof.

Deklarata e Plotë:

Ne nuk jemi një organizatë që veprojmë në ilegalitet nuk kemi halle apo problem sa I përket ligjit. Në përgjegjësinë tonë kemi detyrimin ndaj demokratëve për të zbatuar statuin e PD. Dua të konfirmoj se në PD nuk ka ardhur deri tani asnjë kërkesë qoftë edhe një anëtari për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ajo që mbështetësit e PD kanë parë gjatë këtyre 2 muajve ka qenë një kakofoni shifrash, një tallje me mundin dhe sakrificën e demokratëve për interesa personale sepse nuk u arrit që pas këtyre mbledhjeve të siguroheshin ¼ e firmave. Ka më shumë se 2 muaj që vërtitet në cdo studio që duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar, ish kryetari Berisha, jo vetëm që nuk ka arritur të sigurojë atë gjë.

Nëse i kanë firmat e ripërsëri ftesën time t’i depozitojnë në protokollin e PD. Cdo institucion ka përgjegjësinë të respektojë cdo veprim që lidhet me organet e partisë. Besoj jeni edhe ju dëshmitarë që deri më tani në PD, në zyrën e protokollit, ku ka punonjës administrate e PD. I vetmi hall I PD janë hallet e demokratëve. I vetmi hall I demokratëve në këtë moment është largimi një orë e më parë i regjimit të Edi Ramës, prandaj rikonfirmoj që jo vetëm nuk janë depozituar ¼ e fitmave, porn ë momentin që flasim nuk ka asnjë firmë të depozituar.

Unë nuk e kuptoj ku qëndron problem, ose më saktë bëj sikur nuk e kuptoj sepse e di në fakt. Nuk vijnë firmat në zyrën e sekretarit të përgjithshëm porn ë protokollin e sekretarit të Përgjithshëm të PD aq më tepër kur bëhet fjalë për 25% të anëtarëve të Kuvendit të partisë. Nëse këto firma do ishin firma të delegatëve dhe anëtarëve të jeni të sigurt se do të ishin depozituar që dje sepse morëm masa që punonjësit të qëndronin aty edhe pas orarit zyrtar.

Nuk sillen firmat nga dera prapa, qoftë edhe në shoqrinë e kamerave, në kuti të mbyllura futen në një kasafortë. Në një zyrë që dua ta theksoj se zoti Paloka nuk ka as edhe një zyrë të vetën sepse ka një titull honorific si kryetar I Këshillit Kombëtar. Tani na thuhet se duhet të hyjmë tek kasaforta e Palokës për të parë a janë firma. Madje sot na u tha se do të vetëverifikoheshin. Me kë tallen këta? Apo do verifikojnë firmat e njëri-tjetrit. E përsëris, kjo parti është institucion aq më tepër kur bëhet fjalë për zyrtarë të lartë. Por bllofin me demokratët këta të fundit nuk ja kanë borxh askujt. Madje janë në borxh me demokratët.