Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ishte sot në Elbasan ku është takuar me disa banorë të fshtarave, ku është njohur nga afër me problemet e tyre.
Përmes një postimi në Facebook, drejtuesi politik i këtij qarku për selinë blu thotë se socialistë e demokratë kanë 8 vite të braktisur nga Edi Rama, pasi të gjitha premtime e bëra nuk janë mbajtur çka ka sjell edhe largimin e të rinjve.
“100 milionë euro në vit mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë do shkojnë për fshatarët dhe fermerët, jo për xhepat e miqve të qeveritarëve”, shprehet Bardhi.
Postimi i plotë:
“Banorët e fshatrave të qarkut Elbasan mbijetojnë falë punës së palodhur nga ku sigurojnë produktet e bujqësisë dhe blegtorisë. Socialistë e demokratë kanë 8 vite të braktisur nga Edi Rama. Asnjë premtim i mbajtur, asnjë mbështetje, zero investime. Kjo ka sjellë braktisjen masive të fshatrave nga të rinjtë. Imagjinoni nëse ata do kishin një qeverisje që u bën rrugët, u siguron vaditjen dhe jep rimbursim për bujqësinë e blegtorinë. Pikërisht kjo qeverisje do vijë me 25 prill.
Ne do të kthejmë normalitetin në jetën e çdo banori të fshatrave tona, duke ndalur braktisjen masive nga të rinjtë. 100 milionë euro në vit mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë do shkojnë për fshatarët dhe fermerët, jo për xhepat e miqve të qeveritarëve.
Me Partinë Demokratike Elbasani fiton. Shqipëria fiton“.