Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur fjalimin e tij të hapjes së Kuvendi Kombëtar.

Basha e nisi fjalimin e tij me një ndjesë publike për demokratë dhe qytetarët. Ai tha se në PD luftuan për mure dhe karrige dhe jo për qytetarët, teksa premtoi se kjo nga sot do ndryshojë.

“Jemi mbledhur për një motiv të veçantë sot këtu. Na paska marrë malli për të që të gjithë kështu bashkë, por jo në rrethanat se si do të donim. Ne luftuam për mure dhe karrige e zyra në vend që të luftonim për ju. Ne ju lamë në mëshirën e një qeveri që abuzon qytetarët dhe vjedh përditë. Do të doja që dot të fajësoja këdo, por kjo do te ishte një shtirje. Unë sot i kërkojë ndjesë të thellë demokrateve, dhe shqiptarëve. Qëllimi pse ekzistojmë është ti ofrojmë qytetarëve shqiptar vizion dhe një opsion ndryshe për jetën e tyre.

Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si forcëpolitike është që tju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi pse ekzistojmë është që tju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Dhe këto do të jenë udhërrëfyes i rrugës së re që nisim bashkë sot.

Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si forcëpolitike është që tju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi pse ekzistojmë është që tju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre.

Dhe këto do të jenë udhërrëfyes i rrugës së re që nisim bashkësot. Të nderuar delegatë,

Në këto dy vite tejet të vështira, ne rezistuam dhe nuk u beme kurre njesh me llumin e akuzave, nuk adoptuam kurre gjuhen e shpifjeve dhe lincimit publik. Shume here na e kane konsideruar këtë si dobesi. Por koha tashme e ka treguar se ata qe hodhen balte ndaj nesh nuk i fshehin dot me duart e pista nga shpifjet me te cilat demtuan demokratet dhe PD”, tha Basha.

Ky është Kuvendi i parë i Bashës pas rizgjedhjes si Kryetar i PD. Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 Dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë. Me sa duket edhe ky Kuvend do ta thellojë edhe më tej ndarjen e PD në dy kampe mes Berishës dhe Bashës, kjo nisur nga reagimet që dy liderët historik të PD kanë pasur kundrejt njëri-tjetrit. .