Menjëherë pasi PD e Lulzim Bashës njoftoi kallzimin në SPAK të tre deputetëve dhe dy sekretarëve që i dolën kundër dhe u rreshtuan përkrah Berishës, vjen dhe reagimi nga Komisioni për Rithemelimin e PD-së. Duke e cilësuar Bashën një deputet të thjeshtë, Komisioni thotë se do të ftohet zëdhënësi i Bashës për të argumentuar shpifjet.

Deklarata e plotë:

Nen panikun e shkarkimit, deputeti Basha ka shperndare sot ne mediat e paguara nga Edi Rama permes zedhenesve te tij shpifje te perseritura per gjoja kostot e Foltores dhe Kuvendit Kombetar te PD.

Se pari, ritheksojme se keto shifra mund te jene reale vetem per eventet qe kane organizuar tash sa vjet njerez afer Lulzim Bashes kur rrjepin financat e PD por ato nuk kane asnje lidhje me realitetin, tregun dhe aq me pak me kostot reale te Foltores dhe Kuvendit te cilat do publikohen me transparence te plote brenda pak ditesh.

Per ta bere transparencen jo vetem mediatike por edhe ligjore, Foltorja do ta ftoje zedhenesin e deputetit Basha t’i argumentoje shpifjet e tij para gjykates!

Komisioni i Rithemelimit te PD

Më herët PD e Bashës njoftoi kallzimin në SPAK të deputetëve Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dheIvi Kaso, Ervin Minarolli. Bëhet fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta janë përsona që kane patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore. PD e ka depozituar kalëlzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.