Lagjet periferike vijojnë të jenë më plehra

Situata me mbetjet vazhdon të jetë ende një problem në disa lagje të qytetit te Elbasanit. E tillë është gjendja dhe në lagjen “5 Maji”ku  prej ditësh kontenierët  nuk janë pastruar duke e kthyer hapsirën midis koshave në një pikë grumbullimi mbetjesh.

Më shqëtësues është fakti se këta kontenierë  ndodhen fare pranë shkollave. Qytetarët shprehen të shqetësuar për shëndetin e tyre pasi prej disa ditësh gjendja është e njetë. Edhe pse të njohur me situatën ata kërkojnë që institucionet të ndërhyjnë për të marrë masa.

Shkak për probleminme mbetjet në bashkinë e Elbasanit është bërë tërheqja e firmës kontraktuese nga menaxhimi I tyre .

 Edhe pse prej disa ditësh bashkia e Elbasani është duke ndërhyrë me punonjësit e agjensisë së shërbimeve publike për të bërë të mundur pastrimin e qytetit sërisht burimet nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar një qytet të madh si Elbasani.