Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me mësues dhe pedagogë me rastin e 7 Marsit.
Ndër të tjera, Basha tha se sot fatkeqësisht nuk është një tryezë feste. Sipas tij gjendja për mësuesit në këto vite ka ardhur duke u përkeqësuar.
“Sot nuk jemi rreth një tryeze feste. Fakti është se nuk mund të jemi sepse situata në vend që të vijë duke u përmirësuar ka ardhur duke u përkeqësuar. Në vend që mësuesve tu ofrohet përmes reformave kushtet dhe të ngrihen në piedestalin ku e meritojnë. Pagat e mësuesve shqiptarë kanë zbritur në nivelet më të papranueshme me të gjitha vendet e rajonit. Këto janë probleme shumë të mëdha që kanë ardhur duke u rënduar gjatë viteve të fundit. Ka munguar dhe vazhdon të mungojë përputhja e fjalëve me veprat. Mësuesit shqiptarë mbeten më të diskriminuarit”, tha Basha.
Kjo është dalja e parë e Bashës, pas rezultatit negativ që ka marrë në bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme lokale.