Vitet kalojnë por mësuesi I parë nuk harrohet. Pavarësisht arritjeve dhe të qënurit një njeri I suksesshëm në jete çdokush, çdo 7 Mars kthen kokën pas dhe kujton ata që i ndihmuan të hedhë hapat e parë drejtë edukimit e më tej drejtë rrugëtimit profesional. Ky 7 Mars ka bërë bashkë dy figura të njohura . Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano dhe kryebashkiakun e Elbasanit Gledian Llatja të cilët si ish shokë klase ,këtë 7 Mars u ritakuan me mësuesen e tyre të pare,mësuese Lirinë. Të dy në një klasë, në shkollën “ Naim Frashëri”, të dy ish nxënës të saj.

Në një takim miqësor dy drejtuesit ndanë me mësuesen e tyre të parë një bashkëbisëdim të ngrohtë .

Ky takim shënoi një ditë të bukur për dy miq të vjetër fëmijërie dhe mësuesen e tyre sa të vjetër në profesion, dhe sa impresionuese në kujtimet e saj./egnatia news