Nis sot zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në 6 bashki të vendit që kishin mbetur pa kryetar.

Kreu  i PD  e ka çelur fushatën nga qyteti i Shkodrës.

Në garë janë 20 kandidatë nga Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Koalicioni i Lirisë, ku përfshihen grupi i rithemelimit, LSI dhe PDK. Në dy bashki Durrës e Dibër futet në listë edhe partia “Lëvizja e Re”.