Ushtria ukrainase thotë se një ushtar është vrarë në një seri bombardimesh nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore të shtunën në mëngjes dhe se përshkallëzimi i dhunës këtë javë ngre shqetësime se Rusia mund të ndërmarrë veprime ushtarake.

“Gjatë bombardimeve, një ushtar ukrainas u plagos për vdekje nga një fragment predhe,” konfirmoi administrata ushtarake në Ukrainën lindore.

Ushtria ukrainase shkruan në faqen e saj në Facebook se ka regjistruar 19 shkelje të marrëveshjes së armëpushimit nga separatistët të shtunën në mëngjes, krahasuar me 66 raste në 24 orët e mëparshme.