Pasi është thirrur për të votuar për Kryetarin  e Ri të Kuvendit Lulzim Basha ka tërhequr fletën dhe më pas e ka grisur duke e hedhur në tokë pa zbatuar procedurën standarte.

Teksa ka nisur votimi për të zgjedhur Lindita Nikollën si kryetare të Kuvendit, deputetët e PD kanë vënë në zbatim planin. Demokratët po grisin fletët e votimit.

Sipas udhëzimit, bën me dije gazetari Juxhin Mustafaraj asnjë nga deputetët e PD nuk do të votojë por përpara kutisë se votimit do të grisë fletën.

Edhe kryedemokrati Lulzim Basha demostroi grisjen e fletës përpara komisionit, ndërsa është i dukshëm trishtimi në fytyrën e tij, teksa një ditë më parë mori vendimin për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar. Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga seanca, menjëherë pasi bëri betimin, duke mos marrë pjesë në votim.

Egnatia news