Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen në lidhje me kallëzimin që kreu i PD Lulzim Basha kishte bërë ndaj aktivistes Evi Kokalari.

Pushimi i çështjes u bë pasi avokati i Bashës, Indrit Sefa nuk u paraqit në seancën e parashikuar sot.

Sefa rikujtojmë se është kandidat i PD në bashkinë e Lushnjes në zgjedhjet e 6 marsit.

Kokalari deklaroi në shtator të vitit të kaluar se Basha për të mbyllur dosjen e tij të lobimit në SHBA, përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.