Kreu i PD Lulzim Basha ka folur pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Basha tha se është momenti që deputetët e PD të shohin përtej interesave personale.
Sakaq është shprehur se do ia delegoj një prej nënkryetarëve, detyrën si kreu i GP të PD.
“Kauza jonë është për qytetarët, nuk jemi këtu për tu marrë me njëri tjetrin”.
A e njihni Bardhin si kreu i grupit parlamentar?
“Me hyrjen në fuqi të statutit janë marrë vendimet përkatëse, Si kryetar i PD, i ngarkuar nga statuti si kreu i grupit parlamentar.
Do ia delegoj këtë detyrë një nga nënkryetarëve. Thirrja ime për çdo deputet, në këtë kohë sfiduese, që është momenti të shohim përtej interesave personale”, deklaroi ai.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)