Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në mbledhjen e sotme, vendosi mosregjistrimin e PD në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Arsyetimi i Celibashit:

Meqë nuk ka asnjë dokument tjetër, jemi në të njëjtën situatën si në seancën e shkuar. Dhe meqë nuk kemi kërkesë shtesë, japim gjykimin tonë mbi kërkesën për regjistrimin e PD.

Cështja e përfaqësimit ligjor për të paraqitur kërkesën ka qenë në diskutim. Në vlerësimin ligjor, ka disa fakte e pretendime që i gjej të mbështetura në ligj e disa jo.

about:blank

Qëndron që Basha është kryetar i PD, ligjërisht dhe nuk qëndron tjetri se Berisha është ai kryetar i PD. Mbi këtë fakt ka legjitimitet pala e Bashës, ose persona të autorizuar nga ai kanë legjitimitetin për të paraqitur kërkesën për regjistrim si subjekt zgjedhor. Por ky autorizim duhet të jetë plotësisht i qartë dhe i plotë. Dokumentacioni për regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor, ka një mangësi themelore, deklarata duhet të jetë e nënshkruar nga vetë kreu i PD, por rezulton e nënshkruar nga Alibeaj. Në bindjen time, deklarata solemne është një akt që nënshkruhet vetëm nga kreu i partisë. Sjell si shembull zgjedhjen e presidentit.

Për të njëjtën vlerë juridike lidhur me kërkesën për regjistrimin si subjekt zgjedhor, mbart edhe deklarata solemne. Keni pretenduar se Alibeaj e ka të drejtën të nënshkruajë pasi është i autorizuar nga kreu i partisë, por pretendimi juaj nuk ka bazë ligjore. Si solemniteti edhe urdhërimi nuk mund të delegojnë nëse ligji e parashikon ndryshe, në rast konkret nuk ka. Përgjegjësia e kreut të partisë është e njëjtë me përgjegjësinë e një dëshmitari në proces gjyqësor, që nuk transmetohet te të tjetër, është gjithnjë personale.

Nga ju u pretendua se është fakt i njohur se Basha ka dhënë dorëheqjen dhe s’mund të nënshkruajë. Vjen në kontradiktë me veprimet nga ana juaj, në vlerësimin tim nuk ka bazë ligjore.

about:blank

Kur është rasti të legjitimojë ty z. Sefa si përfaqësues Basha është kryetar. Kur ju kërkohet që deri sa është kryetar, duhet të përmbushë detyrimet që i ngarkon Kodi ju sillni në vëmendje pretendimin se ka dhënë dorëheqjen.

Në këtë rast duhet që organet e partisë të depozitojnë në gjykatë njoftimet përkatëse, vendimet e mundshme të organeve përkatëse, duhet të depozitohen në regjistrin e partive. Kështu edhe në rastin konkret Basha ka dhënë dorëheqjen prej 2022, prej Bashës nuk ka asnjë dokument në lidhje me administrin e dorëheqjes së tij. Duhet ta kishit depozituar dorëheqjen në gjykatë.

about:blank

Organet e tjera drejtuese, kanë patur rreth një vit kohë për të bërë depozitimet e akteve në regjistrimin e partive, vetëm kështu kushdo tjetër kishte kompetencat e kreut të PD edhe pa qenë kryetar. Në kushtet kur nuk është bërë depozitimi I dorëheqjes, atëherë Alibeaj si nënkryetar mund të pranohet se i ushtron disa kompetenca, por jo të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë e kryetarit. Ndaj në kushtet kur deklarata nuk është sipas ligjit.  Kërkesa e PD për t’u regjistruar nuk ka bazë ligjore dhë nuk duhet të pranohet.