Home AKTUALITET POLITIKË Basha mbledh sot kryetarët e degëve të PD, ja çfarë do diskutohet

Basha mbledh sot kryetarët e degëve të PD, ja çfarë do diskutohet

33

Kryetari i PD Lulzim Basha ka thirrur në një takim kryetarët e 71 degëve të PD në orën 16:00.

Kolegji i kryetarëve pritet të ketë në qendër të diskutimeve çështje që lidhen me organizimin e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 Dhjetor.

Kjo është data që u vendos me 2/3 e votave të kryesisë së PD. Thirrja e Kuvendit Kombëtar u propozua nga kryetari Basha, pas refuzimit të mbështetësve të zotit Berisha për të verifikuar sipas statutit firmat e mbledhura prej tyre për thirrjen e Kuvendit.

Basha është treguar i vendosur në qëndrimin e tij për të mos njohur ato që i quajti “strukturë paralele”.

Motoja e Bashës për 18 dhjetorin është: “1 Parti, 1 Kuvend”.