Në prezantimin e reformës zgjedhore para qytetarëve të Fierit, Lulzim Basha ka ironizuar dhe deputetët e parlamentit shqiptar.

Kjo për shkak edhe të përplasjeve të fundit të Bashës në Kuvend me deputetin Bardhi. Basha u shpreh se në Shqipëri, deputetët nuk mbajnë përgjegjësi për atë që thonë dhe është e kotë t’i çosh edhe në gjykatë për shpifje.

Sipas Bashës dy kategori njerëzish nuk mbajnë përgjegjësi për atë që thonë, deputetët dhe të sëmurët mendorë. Kjo duhet ndryshuar dhe deputeti duhet të mbajë përgjegjësi për atë që thotë përpara prokurorisë.

Lulzim BashaDy njerëz nuk mbajnë përgjegjësi për atë që thonë, deputetët dhe të sëmurët mendorë. Deputeti duhet të mbajë përgjegjësi për atë që thotë. Kuvendi është kthyer në sallë banalitetesh. Kafja më e vogël në fshatin më të largët ka më dinjitet, sepse deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë. Gjithçka që thotë deputeti duhet të jetë bazë për çdo institucion përfshi edhe prokurorinë. Dhe hetimi çon në prokurori atë që denoncon deputeti ose çon në hetim deputetin.