Ka nisur në Tiranë protesta e 39 radhazi, ku protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama të cilin e akuzojnë për korrupsion, keqqeverisje.

Me thirrjet “Shqipëri e Re”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama o tradhtar me Shqipërinë mos bëj Pazar”, qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë.

Gjithashtu në protestë janë vënë në dukje edhe disa nga pankartat me mesazhet e tyre, kundër qeverisë disa prej të cilave janë “39 ditë populli flet, pushteti hesht”, “Rama Berisha, dy emra i njëjti mentalitet komunist”, “Vetëm burgu e kthjellon”.

Galeria fotografike

GEAM Sh.p.k