Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka ndarë një videomesazh me të gjithë shqipëtarët, ku flet në lidhje me situatën e rënduar në vend nga pandemia e Covid-19.
Në fjalën e tij ai shprehet se tashmë vala e dytë e ka goditur Shqipërinë dhe gjendja po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.
Kryedemokrati i ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre në betejën me koronavirusin.
“Është e qartë tashmë se vala e dytë e pandemisë ka goditur Shqipërinë dhe gjendja po përkeqësohet dita-ditës. Numri i atyre që kanë humbur jetën nga virusi, i të shtruarve në spital dhe i të infektuarve me COVID po rritet në mënyrë tragjike. Ju shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre në betejën me coronavirusin. Nuk ka gje me te dhimbshme se pamundësia per tu ardhur ne ndihme familjareve dhe te afermeve të sëmurë”, u shpreh Basha.
Ai gjithashtu ka shtuar se vendi ndodhet në një krizë shëndetsore e ekonomike, por ende nuk ka asnjë plan dhe menaxhim të saj.Më tej ai shton edhe faktin e mbipopullimit të spitaleve si dhe mungesën e theksuar të mjeteve të nevojshme.
“Shqipëria ka nevojë për lidership, por për fat të keq, kjo mungon. Vendi gjendet në krize shëndetësore dhe ekonomike, pa asnjë masë dhe plan për menaxhimin e saj. Spitalet janë të mbipopulluara, urgjencat janë përplot me qytetarë që presin ndihmë. Mjekët janë të mbingarkuar, të pambrojtur, pa mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjen dhe disa prej tyre e kanë paguar me jetë. Mirënjohje, respekt dhe solidaritet me mjeket, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor qe sot po bëjnë të pamundurën për tu ardhur ne ndihme qytetareve, pa mbështetje dhe në kushte shumë të vështira”, u shpreh Basha.