Kryeministri i vendit,Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter mbi raportin e Dick Marty për UÇK-në.

Rama i drejtohet ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta duke i pyetur se përse kanë votuar pro këtij raportit i cili inkriminonte UÇK-në.

Postimi i plotë:
“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes,kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?” – shkruan Rama.