Ndajmë shpresën urimin që ky vit i mbrapshtë për qytetarët tanë të mbetet mbrapa dhe me vitin e ri të nisë njw shpresë e re për të gjithë. Skandali i nxjerrjes së pagave. Nuk janë njerëzit që prodhojnë apo që ofrojnë shërbime apo që eksportojnë produkte. Janë njerëzit që paguhen me paratë e taksapaguesve më të varfër në Ballkan dhe Europë për aferë korruptive. Ngado që të sillet ai, faktet janë në sytë e shqiptarëve. Në fund nuk ka nevojë më për retorikë. Nuk ka shqiprtarë që nuk e kupton që e vërteta është ajo që kemi thënë ne në këto vite. Afera e incineratorëve është për të vjedhur zgjedhjet, dhe për të ndalur ndryshimin. Avokatia e bërë dje nga ministrja dhe vetë Rama është provë e bashkëfajësisë së Edi Ramës. Drejtësia me hapin e parë që ka hedhur, e përshëndes, të mos mjaftohet me këtë hap por të vijojë më tej. Veprimi sa më shpejt i drejtësisë do të ishte jo vetëm konfirmim që drejtësia po vepron për të goditr plagët e korrupsionit në këtë vend, por do të ishte po ashtu dhe dhurata më e mirë pas 5 vitesh reforme ne drejtesi. Ti japë fund pandëshkueshmërisë në vend. Sa kohë pandëshkueshmira përrallis suksese imagjinare, për aq kohë korrupsioni do vazhdojë të gërryejë vendin. PD nuk ka detyrë më të rëndësishme sesa shtyjë përpara pastrimin e politikës. Kjo bëhet me 3 instrumente. Së pari zgjedhjet. Patronazhistët konfirmuan partinë shtet. Cclirimi i zgjedhjeve nga rrethimi i shumëfishtë që i ka ëbrë Rama me shtetin, krimin e organziuar dhe patronazhistët, nuk mund të kryhet thjesht me ligjin e reformes zgjedhore, por kerkohet një reforme e thellë kushtetuese. Duhet të përfshijë gjithë shoqerinë, jo në dhoma të errëta si ajo e reformës së vitit 2008. Pakica në vendin tionë është shumicë përshkak të masakrës zgjedhore. E dyta, duhet që drejtësia të bëjë përpara. Hapat e parë janë inkurajues. Shqiptarët presin më shumë dhe më shpejt. Hapi i tretë është vetingu i politikanëv. Iniciativa jonë nuk është për të larë gojën. Janë shtyllat kryesore për të ccliruar shqiptarët nga një grusht njerëzisht që i zë një avion charter por zotërojnë shumicën e pasurive.
Basha në konferencë: Ja 3 instrumentat si pastrohet politika shqiptare
14