Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme “foltorja” do të zhvendoset në qytetin e Librazhdit. Në njoftimin e bërë nëpërmjet rrjetit social “facebook”, ish-kryedemokrati ka lënë takim në pallatin e kulturës së qytetit.

Mesa duket, Berisha nuk ka ndërmend të ndalojë takimet me sipmatizantët e PD nëpër rrethet e Shqipërisë edhe pasi kanë lajmëruar se zotërojnë firmat e nevojshme për të mbledhur kuvendin kombëtar të PD, ku synohet rrëzimi i Lulzim Bashës nga posti që mabn.

Postimi i Plotë nga ish-kryeministri, Sali Berisha

Njoftim!
Diten e premte, date 19 nentor, ora 17:00, ne Pallatin e Kultures ne Librazhd mbahet foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Ftoj demokratet dhe demokratët te marrin pjese.
Vetem te bashkuar fitojme!