Ish-kreu demokrat Lulzim Basha u pyet nga gazetarët sot nëse e ka marrë vizën për në SHBA. Basha tha se e ka pasur prej kohësh vizën për në SHBA, por për shkak të zhvillimeve të vrullshme politike, ka shtyrë vizitën që do të zhvillojë në kuadër të ftesës së zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit, Gabriel Escobar.
Pyetje: E keni marrë vizën për në SHBA?
Basha: Eskobar më ka ftuar për në SHBA, ftesën e kam pranuar. Zhvillimet kanë qenë të vrullshme. Me shumë kënaqësi unë do të vazhdoj kontaktet me SHBA duke hedhur poshtë çdo trillim dhe shpifje që synon të baltosë këtë betejë parimore.
Pyetje: E keni marrë vizën apo jo?
Basha: Unë kam patur një vizë prej kohësh dhe nëse do të më duhet një vizë do ta kërkoj dhe do ta marr.